Bashkëqytetarët e mi , me anë të këtij mesazhi dua të falenderoj të gjithë ju që ditën e dielë votuat, duke shprehur vullnetin tuaj me votë. Dua të falenderoj në mënyrë të veçantë të gjithë ata që ishin pjesë aktive e këtij procesi, duke filluar nga bashkëpunëtorët e mi dhe të Partisë Demokratike,gjatë periudhës së fushatës, e të gjithë ata komisionerë, vëzhgues, anëtarë të KZAZ-ve dhe numërues falë të cilëve këto 3 ditë kaluan pa incidente e problematika. Rezultati i Partisë Demokratike, dega Shkodër i përkthyer në vota, ishte asgjë më shumë se besimi dhe shpresa e demokratëve të vërtetë e të ndershëm, të cilët për këto 32 vite kanë mbajtur gjallë shpresën e dëshirën e një Shkodre ndryshe, e një Shqipërie ndryshe. Ishin votat e atyre demokratë që asnjëherë Partinë Demokratike nuk e lakmuan si një pozicion pune apo një post karrierist. Ishin votat e atyre që akoma besojnë edhe pas kaq shumë vitesh opozitë turbulente e kaotike. Ishte edhe vota ime dhe e familjes sime që kemi vendosur të punojmë e të jetojmë për këtë vend, e që besojmë akoma në forcën që populli ka, e që Shqipëria ka, e që një ditë do të ndryshojë. Prandaj këto zgjedhje këto vota për ne si parti kishin një vlerë të dyfishtë, e sidomos në Shkodër.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid0e8SzeULmbhJnH9jf5ATN7pbfc6w8sMDiavzzLkt1yW3VjD1Zxz7f9Dq5DyPgZbr1l&id=100030927931418&mibextid=CDWPTG

Artikulli paraprakMINISTRJA EDONA BILALI: RRUGA SHËNGJIN- BAKS RRJOLL, NJË HAP MË AFËR REALITETIT
Artikulli tjetërDËSHTON DËSHMITARI I PESTË NË HAGË KUNDËR HASHIM THAÇIT