Pas përfundimit të takimit me strukturat e PS-së në Shkodër, kryeministri Rama ka lënë ambjentet e Hotel “Colosseo”, për të vazhduar më pas axhenden e tij në Malësi të Madhe.
Pas këtij takimi ka folur shkurtimisht për mediat, kryetari i PS-së në Shkodër, Arvit Osja. Ai tha se ky ishte një takim rutinë që kryeministri Rama e zhvillon me strukturat e partisë së tij në të gjithë Shqipërinë. Kryeministri gjatë kësaj mbledhjeje mësohet se ka kërkuar më shumë organizim nga ana e strukturave për përmirësim të imazhit të PS-së në Shkodër. Gjithashtu Rama mësohet të ketë thënë se të gjithë drejtoret që nuk kanë arritur rezultate të kënaqshme në punën e tyre do të largohen, ndërsa ka kërkuar edhe angazhmim për përgatitjen për zgjedhjet e vitit 2017.
/ Star Plus TV /