Kryetari i bashkisë Shkodër Bardh Spahia ka pritur në zyrën e tij të rinj nga Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”. Përmes një postimi në ‘Facebook’ ai shprehet:
Përfshirja e të rinjve në politikbërje dhe vendimarrje është jetike për shoqërinë shqiptare.
Pata kënaqësinë që të prisja në zyrë përfaqësuesit e këshillit studentor të universitetit “Luigj Gurakuqi”, me të cilët bashkëbiseduam mbi projektet tona për rininë, vëmendjen e treguar ndaj tyre dhe problematikat që hasin.
Tek Bashkia Shkodër do të gjejnë përherë mbështetje maksimale.
Shkodra është një qytet studentor dhe si e tillë do të jetë e projektuar në çdo nisëm që bashkë me rininë do të marrim në vazhdimësi!