Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka shprehur sot ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish Presidentit të Republikës, Bujar Nishani.

“Me dëshpërim mora lajmin e hidhur për ndarjen e parakohshme nga jeta të ish Presidentit të Republikës, Bujar Nishani. Si President, deputet dhe në detyra të tjera të larta shtetërore, Bujar Nishani i shërbeu vendit me përkushtim dhe për shërbimin e tij do të kujtohet e respektohet nga qytetarët. Ngushëllime familjes për humbjen e njeriut të tyre të dashur! U prehsh ne paqe President Nishani!”, shkruan në mesazhin e ngushëllimit Kryetarja e Kuvendit.

Artikulli paraprakNDARJA NGA JETA E ISH-PRESIDENTIT NISHANI, ILIR META: DO KUJTOHET SI NJË UDHËHEQËS ME INTEGRITET DHE VIZION
Artikulli tjetër“IKJA E PARAKOHSHME NJË LAJM I HIDHUR”, KRYEMADHI: BUJAR NISHANI ISHTE QYTETARI I SHTETIT QË KARAKTERIZOHEJ NGA INTEGRITETI DHE VLERAT MË TË LARTA NJERËZORE