Kryetarja në Detyrë e Prezencës së OSBE-së, Clarisse Pasztory ka zhvilluar një takim me kryetarin e Partisë së Lirisë Ilir Meta, për të diskutuar për reformën zgjedhore. Përmes një reagimi në Twitter, kryetarja e OSBE në Shqipëri shprehet se pas komenteve të Metës për gjyqësorin, gjeti rastin të shprehej se drejtësia është e pavarur dhe nuk merr urdhra nga askush. Kryetarja në Detyrë e Prezencës së OSBE-së, Clarisse Pasztory, në X:
“U takova me kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe ekipin e tij, sot, për të diskutuar përparësitë e reformës zgjedhore, duke përfunduar kështu raundin e takimeve të mia me partitë politike për këtë temë.
Gjithashtu, e përdora këtë mundësi për të adresuar komentet e kohëve të fundit lidhur me gjyqësorin në Shqipëri. Shpreha mbështetjen e plotë, timen dhe të Prezencës së OSBE-së, për SPAK-un. Gjyqësori është i pavarur dhe nuk merr urdhra nga askush.”
Met with Freedom Party Chair Ilir Meta @ilirmetazyrtar & team today to discuss priorities under #ElectoralReform, completing my rounds of #meetings with pol parties on that subject.
— Clarisse Pasztory (@OSCEambAL) April 19, 2024