Kryetarja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola në një intervistë të dhënë për mediat, ka bërë me dije se nëse Kina po mbështet politikisht Rusinë, do të ketë një përgjigjie të forta nga ana e Bashkimit Europian.

“Në këtë dhomë ka anëtarë të sanksionuar nga Kina. Ka një diskutim të vazhdueshëm se si të sillemi me një vend që është një lojtar tregtar në peizazhin ekonomik, i cili ka një grup vlerash shumë të ndryshme nga tonat, ku bëjnë procedurat demokratike. Në të njëjtën kohë, kur është e qartë se Rusia po ndihmohet politikisht, si të përgjigjemi? Do të doja përgjigjen më të fortë dhe koherente nga BE-ja”. Kështu deklaroi kryetarja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola.

Artikulli paraprakKONJUFCA: NËSE STATUTI I ASOCIACIONIT NUK DO JETË NË PËRPUTHJE ME KUSHTETUTËN, ATËHERË I THEMI ‘MIRUPAFSHIM’ DIALOGUT
Artikulli tjetërSHTYPI I DITËS 9 MAJ 2023