Kryetarja e këshillit të qarkut Shkodër Greta Bardeli duke folur për projektet më të reja që ka qarku ka bërë të ditur për “Star Plus” se rajoni Emilia Romagna ka një ide për krijimin e një shkolle për forcimin e nëpunësve civil.

Duke folur edh për projektet që vijojnë të zbatohet është strategjia e UNICEF për fëmijët ndërkohë që Bardeli ishte pjesë edhe e panairit botëror të ushqimit që u zhvillua në Itali para pak ditëve.Një tjetër program i rëndësishëm për qarkun Shkodër është edhe ai i Eptiza International Group që ka të bëjë me metodat që përdoren nga sektorët publik për shpërndarjen në hapësirë të aktiviteteve. Këshilli i Qarkut tha kryetarja Bardeli do vazhdojë që të ndjekë me rigorozitet këto programe që sjellin zhvillimin e mëtejshëm të rajonit të Shkodrës.

Artikulli paraprakPËRMBYTJE NË ITALI, DERI TANI 5 TË VDEKUR
Artikulli tjetërKUJTOHET DITA NDËRKOMBËTARE E SHKOPIT TË BARDHË