Evelina De Lain, pianiste 41 vjeçare nga Londra, e ka çuar artin e saj në Librin e Rekordeve të Guinness për koncertin “më të lartë” në botë.
Ajo ka luajtur në piano për 90 minuta në Himalaje, kryeveprën “Natë” të Shopen, si dhe pjesë të shumta nga albumi i saj, “Udhëtimi i shpirtit”.
Emri i saj është Evelina De Lain, ukrainase që jeton në Londër, 41 vjeçe, pianiste dhe kompozitore e muzikës klasike, rekordmenia më e re në Librin e rekordeve Guinness që performon në piano, aty ku retë prekin majat e maleve.
Me ndihmën e një ekipi të veçantë, De Lain transportoi deri në Singela në Himalaje, 5000 m mbi nivelin e detit, pianon e saj për të luajtur muzikë për plot 90 minuta. Gjatë performancës, pianistja luajti kryeveprën “Natë” të Chopin, si dhe pjesë të shumta nga albumi i saj, “Udhëtimi i shpirtit”.
Koncerti i De Lain shërbeu për të mbledhur fonde për një organizatë bamirësie për të mbështetur pacientët me sëmundjen e Fibrozës cistike ndërsa pianua iu dhurua një shkolle lokale.
“Deri para pak vitesh nuk kisha menduar kurrë se do të luaja në piano në Himalaje”, u shpreh De Lain për gazetarët. Pianistja në fakt, 14 vjet më parë kishte humbur aftësinë për të lëvizur gishtat për shkak të një dëmtimi, të cilin ajo arriti ta kapërcejë me shumë punë dhe terapi intensive.
“Duke luajtur në një lartësi të tillë ishte një nga gjërat më të vështira që kam bërë ndonjëherë, por unë nuk jam ajo që shmang sfidat. I ftohti ishte i pabesueshme, por era ishte edhe më problematike.
Pavarësisht sfidave, për mua ishte një nder që të luaja mbi re”, u shpreh gjatë një interviste De Lain.