Kryeveprat e artit italian të 1900 tani vijnë dhe në Shqipëri
Pas koncertit të Vjenës, në Tiranë do të zhvillohet një tjetër aktivitet kulturor. Një ekspozitë e madhe me piktura origjinale të artit italian të viteve 1900. Lajmin e ka bërë publik, kryeministri Edi Rama në një postim në facebook. Edi Rama: Pas Koncertit të Vienës në Tiranë, Janari do të sjellë edhe të parën ekspozitë në Shqipëri të një koleksioni kryeveprash origjinale në pikturë. Për herë të parë jo vetëm artistët e rinj apo edukatorët e artit, po edhe nxënësit, studentët e mbarë publiku artdashës, do të mund të marrin shijen unikale të telajove origjinale të mjeshtrave të pikturës europiane. Kjo rrugë e re eksperiencash të rralla artistike për publikun shqiptar, të cilën njësoj si Koncertin e Vienës në Tiranë, duam ta kthejmë në traditë, vit pas viti, nis me kryeveprat e pikturës italiane të Novecentos dhe kam shumë shpresë se do të vazhdojë në vitin 2018 me një koleksion veprash origjinale të Muzeut Picasso në Paris