Stërvitja e fundit që ka zhvilluar të enjten përfaqësuesja U-21 e Shqipërisë dhe i ka shërbyer trajnerit Alban Bushi për të vendosur piketat mbi rreshtimin që do të hedhë në fushë në ndeshjen ndaj Sllovakisë.
Tekniku i kuqezinjve 21 vjeçarë kishte disa dilema që duhej të zgjidhte, pas dëmtimeve të disa titullarëve fiks dhe atyre të cilët tanimë janë bërë pjesë e përfaqësueses A dhe janë vënën nën urdhrat e Kristian Panuçit.
Shqetësimi i parë i teknikut ishte ai rreth emrit që do të zëvendësonte Selmanin në katërkëndorin kuqezi. Edhe pse Kastrati ka qenë vazhdimisht pjesë e Shpresave dhe shihej gjithmonë si alternativë e parë e portierit të Laçit,
forma që po kalon debutuesi Sherri në kampionat me Vllazninë ka bindur Bushin që t’i besojë këtij të fundit fanellën e titullarit.
Para tij do të rreshtohet katërshja e mbrojtjes me Tolin e Tafën në qendër dhe Malokun e Cekën nga krahët. Vendin e Ramadanit në qendër të mesfushës do ta zërë një tjetër element nga Kategoria Superiore,
futbollisti i Vllaznise Ardit Krymi, i cili do të rreshtohet përkrah dy titullarëve të paprekshëm Bare dhe Ndoji. Ndërkaq, nga krahët do të veprojnë Seferi dhe Çekici, dyshja ofensive që do të mbështetë Rei Manajn, i vetëm në qendër të sulmit. M
e këtë formacion traineri Bushi do të paraqitet në fushën e blertë duke iu besuar këtyre djemve të rinj dhe duke shpresuar që në përfundim të këtij takimi rezultati të jetë në favor të skuadrës kuqezi.