Dënimi që pësoi skuadra bjelloruse Shakhtar Soligorsk bëri që Ardit Krymi të kthehet tek Vllaznia. Asnjëherë Krymi nuk e diskutoi se kuqeblutë janë zgjedhje e parë, një zgjedhje zemre.

Krymi nuk e përjetoi mirë humbjen e Vllaznisë me Lindfield në Konferencë League por është besimplotë se shokët e ekipit të tij do ta përmbysin atë humbje 3-1 për të gjetur kualifikimin.

Tek Vllaznia Krymi ka ardhur vetëm për një objektiv, fitimin e titullit kampion por është i qartë se nevojiten edhe disa përforcime.

Ardit Krymi mbylli aventurën me bjellorusët e Soligorks dhe vendosi të rikthehej si kuqeblu, duke firmosur një kontratë dy-vjeçare. I vetmi peng është se Krymi nuk do të mund ta ndihmojë Vllazninë në ndeshjen e kthimit të Conference League kundër skuadrës së Irlandës së Veriut, Linfield pasi nuk ka të drejtë aktivizimi.

https://youtu.be/EYaJ_CdwIWA

Artikulli paraprak“TINGUJT E VERËS”, NISIN KONCERTET NË SHKODËR
Artikulli tjetërGJENDET I PAJETE NJE I HUAJ NE KOPLIK