Futbollisti i Vllaznisë Ardit Krymi ka alarmuar një ditë më parë skuadrën kuqeblu. Futbollisti ka ndërprerë stërvitjen për shkak se nuk është ndjerë mirë nga ana shëndetësore. Në këtë mënyrë aktivizimi i tij në ndeshjen e parë të kampionatit përballë Kukësit mbetet në dyshim. Do të jenë stafi mjekësor që do të bëjnë kontrollet e duhura për Krymin për të vendosur më pas nëse do të jetë apo jo në fushën e lojës. Burime pranë Vllaznisë bëjnë me dije se Krymi është detyruar që të ndërpresë seancën stërvitore ende pa përfunduar për shkak se ka nuk ka qenë mirë nga ana shëndetësore. Është ende e paqartë nëse kemi të bëjmë me ndonjë dëmtim të Ardit Krymit apo kjo lidhet me ndonjë virozë të momentit që ka detyruar lojtarin shkodran të lërë stërvitjen. Stafi mjekësor po i kushtojnë vëmendjen e duhur Krymit në mënyrë që të kalojë këtë situatë. Është një prej pikave kyçe të Vllaznisë ndaj mungesa e tij ndaj Kukësit do të ishte me të vërtetë një problem për stafin teknik të Vllaznisë. Në rast të mungesës së tij trajneri Migen Memelli do të duhet që të mendojë një formacion krejt ndryshe pa Krymin duke prishur planet në prag të kësaj përballjeje të rëndësishme. Tashmë përveç Esin Hakaj që me shumë mundësi do ta nisë nga stoli për shkak të dëmtimit por mbase edhe për shkak të përplasjes direkte me trajnerin Memelli, problemet tek kuqeblutë shtohen edhe me këtë gjendje jo të mirë shëndetësore të Ardit Krymit. Është ende e pakonfirmuar nëse do të mungojë apo jo në sfidën ndaj Kukësit por stafi mjekësor po bëjnë të pamundurën që të jetë i gatshëm në fushën e lojës. Vllaznia në këtë përballje të parë ndaj Kukësit kërkon fitoren për ta nisur mbarë sezonin e ri futbollistik ndaj është e nevojshme që të gjithë lojtarët të jenë të gatshëm.

Artikulli paraprakVOLEJBOLL FEMRA, NORA DEDA EMËROHET TRAJNERE
Artikulli tjetërNGA KSAMILI NË SHËNGJIN, BLLOKOHEN 15 MJETE LUNDRUESE, GJOBITEN DREJTUESIT E TYRE