Kreu i maxhorancës, do të zhvillojë një sërë takimesh në Shtëpinë e Bardhë.
Një ditë pasi mori votëbesimin e socialistëve në krye të partisë Sociale, Kryeministri Edi Rama është nisur drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ndërkaq në profilin e tij në Facebook, Rama ka publikuar edhe një pjesë të axhendës së tij, që ka të bëjë em takime të veçanta me diasporën shqiptare atje. “Vizita zyrtare në Shtetet e Bashkuara nis nga Nju Jorku, me një takim të veçantë me diasporën shqiptare në metropolin amerikan, për të lançuar edhe projektin e Samitit të Parë Mbarëkombëtar të Diasporës Shqiptare, në nëntor të këtij viti në Tiranë”, shkruan Rama
/ Star Plus TV /