Kryqi Kuq ka qenë prezent paraditen e kësaj të enjte në njësinë Administrative Dajc për të shpërndarë ndihma ushqimore dhe batanije për 34 familje të prekura nga përmbytjet.

Përcaktimi i përfituesve të kësaj liste është realizuar me shtabet e emergjencës të pushtetit vendor, të ngritur në bashkinë Shkodër

Ndërkohë Darragjati thotë se kërkesat kryesore të banorëve janë mungesa e bazës për bagëtitë , ndërsa situatën e cilëson emergjente

Sekretari i degës së kryqit të kuq në Shkodër Shpëtim Borici tha se kjo ndihmëse erdhi në mënyrë të menjëhershme pas kërkesës që iu bë nga administratori i Dajcit

Më herët Kryqi i Kuq ishte në lagjen Ajasem për të shpërndarë ndihma për disa familje të cilat kanë prezencë uji nëpër shtëpi.

Artikulli paraprak42 TË ARRESTUAR NË ITALI, XHAFAJ: 2 VJET HETIME MES POLICIVE TË DY VENDEVE
Artikulli tjetërZJARRFIKËSIT NË NDIHMË TË PËRMBYTURVE