DY SHPËRTHIME DHE NJË TENTATIVË REGJISTROHEN BRËNDA PAK MINUTASH, FATMIRËSISHT PA VIKTIMA. Dy shpërthime me lëndë eksplozive dhe një tentativë për atentat sërish me tritol i cili u çaktivizua nga policia, ndodhën në kryeqytet

rreth orëve të para të mëngjesit brenda një harku të shkurtër kohor, por fatmirësisht pa të lënduar në njerëz. Pre e dy shpërthimeve (i pari në orën 02:50 dhe i dyti në 03:50) ranë farmacia e Bashkim Tahirit, babait të ministrit të Punëve të Brendshme Saimir Tahiri dhe banesa e Alfred Numanit, shefi i Krimeve të Rënda në Korçë, njëherësh ish-shef i komisariatit numër 3 të kryeqytetit. Shperthimi ndodhi ne rrugen “Arben Minga” qe ndodhet nje rrugice larg farmacise se babait te ministrit Tahiri, perballe Pediatrise ne QSUT. Te cilesuara akte terroriste nga prokuroria e Krimeve te renda, hetimet per tre ngjarjet qe ndodhen në një kohë të afërt ndërmjet tyre, do te hetohen së bashku ne drejtimin e nje grupi hetimor. Po gjatë mëngjesit të hershëm, rreth orës 06:15 policia gjeti dy kallëpe tritoli të lidhura me tel pranë një stacioni autobusi. Tritoli u gjet në rrugën “Muhamed Gjollesha” në stacionin e autobusit ku kalon linja e Unazës së Tiranës. Sasia e tritolit ishte e mbështjellë me gazetë dhe me dy tela të nxjerrë në pjesën e jashtme. Në këto kushte policia bëri shpërthim të kontrolluar për të shmangur pasoja fatale në njerëz, të cilët udhetojnë me linjat e autobusëve të kryeqytetit. Lidhur me 2 shpërthimet me tritol në orët e para të mëngjesit, si dhe të një të treti të mbetur në tentativë, policia e Tiranës ka shoqëruar në komisariat 15 persona, të cilët po merren në pyetje për zbardhjen e plotë të akteve terroriste. 

Artikulli paraprakTRANSPORTONIN MALLRA KONTRABANË, DY NË PRANGA
Artikulli tjetërPARTIA DEMOKRATIKE ZGJEDH SEKRETARËT E DEGËVE NË RRETHE