Një tjetër aksident ka ndodhur qarkun e Elbasanit. Si pasojë e këtij aksidenti të ndodhur në aksin Librazhd-Përrenjas janë plagosur 4 futbollistë të Librazhdit të cilët po udhëtonin me të njëjtin automjet.

Shkak për këtë aksident dyshohet të ketë qenë lagështia në rrugë dhe humbja e kontrollit për shkak të shpejtësisë ku më pas ëhstë përplasur me një automjet tjetër.

Emrat e sportistëve janë: Ermir Lojku, Klajdi Hoxha, Funel Kushta, Orgest Tocka.
Të aksidentuarit janë trasnportuar në Spitalin e Librazhdit për të marrë ndihmë mjekësore. Fatmirësisht nga ky aksident nuk ka patur plagosje vetëm persona të lënduar lehtë.

Ndërkohë policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po heton mbi zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

Artikulli paraprakSHQIPTARI KAPET NË SHTËPI ME 2 KG KOKAINË
Artikulli tjetërSTUHI DHE ZJARR, PËRMBYTJE NË SHQIPËRINË E MESME, FLAKË NË ZONËN E MINUAR NË TROPOJË