Avioni me të cilin Saimir Tahiri u kthye në Tiranë nga Viena u ul në Rinas pas mesnatës së të dielës. Automjeti i deputetit e priste atë përpara terminalit VIP. Megjithëse deputet, që si i tillë mund të përdorë terminalin VIP, Saimir Tahirin preferoi të dalë nga terminali i zakonshëm i udhëtarëve. Ish-ministri nën hetim nuk dha asnjë shpjegim për udhëtimin e tij dy ditor jashtë vendit.
Po ashtu ai nuk bëri asnje koment mbi dosjen Sota, biznesmeni 25-vjeçar, në automjetin e të cilit u gjetën mbi 860 mijë euro dhe patenta të familjes Tahiri.
“Zoti Tahiri mirmbrëma, cili ishte qëllimi i vizitës suaj……….?”
“Ca bëhet kështu…..Jepini fund kësaj estrade….është komplet pa sens, pa sens”, tha Tahiri.
“Keni një koment mbi dosjen Sota….?”(Tahiri largohet)
Saimir Tahiri doli nga Shqipëria të premten në orën 15:00 dhe mbërriti në Vjenë rreth orës 16:40. Pas gati një orë pritje në tranzitin e Vjenës, deputeti Tahiri u nis po atë ditë në orën 17.30 drejt Hamburgut në Gjermani, ku avioni u ul rreth orës 19.05.