Deputeti opozitar Enkelejd Alibeaj në fjalën e tij në seancën plenare u shpreh kundër propozimit të ministrit të Financave, Petrit Malaj për kthimin e parave te profesionistët e lirë.

Sipas Alibeajt, ato para duheshin kthyer që më datën 5 gusht, sipas detyrimit kushtetues dhe ende nuk është zbatuar. Alibeaj ngriti pyetje për zbatimin e ligjit dhe transparencën e institucioneve.

Ai e cilëson si “precedent të rrezikshëm” propozimin e Ministrisë së Financave, duke e parë atë si një ndërhyrje që cënon interesat e biznesit dhe qytetarëve shqiptarë.

‘Vota ime është kundër (për profesionet e lira). Ato para janë të shqiptarëve, janë të biznesit. Ajo që ka prezantuar ministri i Financave është një precedent i rrezikshëm. Detyrimi për t’ja kthyer ato para ka dalë që më 5 gusht, dhe pyetja duhet të jetë se pse nuk është zbatuar deri më tani.’

Artikulli paraprakTËRBUNI MPOSHT MURLANIN
Artikulli tjetërAMBASADA E SHBA NDAN MESAZHIN E KASANOF: SHQIPTARËT JANË FORCA SHTYTËSE E REFORMËS NË DREJTËSI