Moti në vendin tonë do të karakterizohet nga kthjellime dhe rritje temperaturash.

Sipas MeteoAlb zhvillimi i një qendre anticiklonar në rajonin e mesdheut vijon të diktojë prej ditësh në vendin tonë kushtet e motit. Për pasojë kthjellime dhe kalime të pakta vranësirash do të jenë mbizotëruese në të gjithë territorin. Por në intervale të shkurtra kohore pritet që vranësirat të bëhen më të dukshme përgjatë kufirit Lindor.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 25°C.

Era do të fryjë kryesisht e lehtë me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Jugor Jugperëndimor duke sjell në det dallgëzim 2 ballë.

Artikulli paraprakRAJONI I QENDRËS SË VENDIT ARRIN EUROPËN PËR JETËGJATËSINË, MBI 81 VJEÇ
Artikulli tjetërEDHE NË PANDEMI, SHQIPTARËT I RRITËN SHPENZIMET PËR VESHJE E KËPUCË, TË VETMIT NË EUROPË