Dita parashikohet të vijojë me kthjellime dhe vranësira kalimtare në të gjithë vendin.

Sipas MeteoAlb ultësira perëndimore dhe zonat e ulta paraqiten me mot të kthjellët gjatë paradites por vranësira të herë pas hershme do ketë në zonat malore.

Në fakt pas mesditës parashikohet zhvillim i vranësirave lokale në juglindje të vendit duke rrezikuar edhe ndonjë shi afat shkurtër dhe të papërfillshëm. Parashikohet që pjesa tjetër e mbetur e ditës të vijojë me kthjellime dhe vranësira kalimtare në të gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit ulen në mëngjes PO ashtu rënia vijon edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 32°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim 3-4 ballë.

Rajoni dhe Europa

Europa Qëndrore, Gadishulli Skandinav dhe Europa Lindore mbeten me mot të vranët dhe reshje të pakta shiu. Por ndryshe paraqitet situata për Europën Jugperëndimore dhe gjithë Jugun e Kontinentit Europian ku moti i kthjellët dhe i ngrohtë do të jetë mbizotërues.

Artikulli paraprakULEN RASTET ME COVID-19, FSHF KËRKESË MSH: FINALJA E KUPËS TË LUHET ME TIFOZË
Artikulli tjetërGJALLËROHET TURIZMI NË PRILL, RRITEN HYRJET E SHTETASVE TË HUAJ