Vendi ynë do të karakterizohet nga kthjellime dhe vranësira kalimtare, ndërkohë që temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë.

Sipas MeteoAlb zonat bregdetare do të paraqiten me mot të kthjellët gjatë gjithë ditës. Ndërsa pjesa tjetër e vendit do të karakterizohet nga kthjellimet dhe vranësirat kalimtare, të cilat do të jenë më të dukshme në orët e pasdites përgjatë shtrirjes Lindore.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 30°C.

Era do të fryjë me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi Verior – Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

Artikulli paraprakRAMA PËR TELEVIZIONIN FRANCEZ: NUK JEMI NJË NDËR VENDET MË TË VARFRA NË EUROPË
Artikulli tjetërAFGANËT NË SHQIPËRI, ‘FRANCE 24’ REPORTAZH NGA SHËNGJINI: ‘VENDI I MIKPRITJES’ QË PRITI GJYSMË MILIONË KOSOVARË DHE PATI MË SHUMË HEBRENJ PAS LUFTËS SË II BOTËRORE SE PARA SAJ