Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat do të vijnë në zhvillim në mesditë dhe pasdite.

Përgjatë relieveve malore të vendit reshje shiu me intensitet të ulët, lokalisht reshje shiu në formën e shtrëngatave afatshkurtra.

Era parashikohet të jetë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek, e cila hera-herës pritet të fitoj shpejtësi deri në 14m/sek. Valëzmi në dete i forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Në zonat malore 12 deri në 30°C

Në zonat e ulëta 16 deri në 33°C

Në zonat bregdetare 17 deri në 32°C

Artikulli paraprakNGJARJE E RËNDË NË KOSOVË/ NJË GRUA DYSHOHET SE KA VRARË KUNATIN ME ARMË ZJARRI
Artikulli tjetërASGJËSOHEN 4 PARCELA ME 2848 BIMË KANABISI NË SHKODËR! NË KËRKIM 48-VJEÇARI