Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët e orë të plota me diell nga orët e mesditës e pasdite priten vranësira të pakta e hera – herës deri mesatar kryesisht në relievet malore të vendit. Vranësirat në relievet malore të vendit në orët e nxehta pritet të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët (kryesisht në formë pikash).

Era pritet të fryjë me drejtim juglindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-6m/sek, ndërsa në lugina, male e përgjatë vijë bregdetare era fiton shpejtësi deri 8-10m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1ballë.

Artikulli paraprakTEKSTET SHKOLLORE FALAS PËR ARSIMIN BAZË DHE TË MESËM! RAMA: PËRFITOJNË 238 MIJË NXËNËS! MBËSHTETJE PËR FAMILJET
Artikulli tjetërSHQIPËRIA ME NORMAT MË TË LARTA TË EMIGRIMIT NË EUROPË, IOM: SHKAK, PAGAT E ULËTA DHE KORRUPSIONI