Dita nis me kthjellime dhe vranësira të shpeshta por duke ju afruar mesditës vranësirat largohen nga territori shqiptar duke ja lënë vendin kthjellimeve. Këto kushte atmosferike mbeten dhe gjatë natës.
Temperaturat e ajrit mbeten të pandryshuara në vlerat minimale por ulen në vlerat maksimale duke u luhatur nga -1°C në 15°C.
Era do fryjë e lehtë me shpejtësi deri 28 km/h nga drejtimi Verior duke krijuar në det dallgëzim 2 ballë.
Rajoni dhe Europa: Alternime kthjellimesh dhe vranësira të herë pas hershme mbizotërojnë Rajonin e Mesdheut dhe Europën Lindore.
Ndersa reshjet e dendura të shiut dhe stuhi ere dominojnë Ishujt Britanikë dhe Europën Qëndrore, gjithashtu Europa Veriore mbetet me temperatura të ulta dhe dëborë.