Kthjellimet dhe vranësirat e shpeshta kanë dominuar në pjesën më të madhe të territorit por më të dendura vranësirat janë paraqitur në zonat malore veriore duke rrezikuar shira lokale.
Pjesa e dytë e ditës ka mbetur me kushte të qëndrueshme atmosferike duke bërë që kthjellimet dhe vranësirat e herë pas hershme të dominojnë në të gjithë territorin e vendit. Temperaturat e ajrit kanë pësuar rënie me 2 – 3 gradë si në vlerat minimale dhe në ato maksimale. Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi veri – veriperëndimor, për pasojë në det do të gjenerohet dallgëzim mbi 2 ballë.