Vendi ynë do të ndikohet nga mot me vranësira në pjesën e parë të ditës, ndërsa në orët e pasdites pritet një kthjellim i kushteve të motit.

Sipas MeteoAlb mbetemi në ndikimin e qendrës ciklonare, e cila do të kushtëzojë vranësira dhe reshje të pakta shiu e dëbore. Duke ju afruar mesditës moti përmirësohet gradualisht në pjesën më të madhe të vendit duke spostuar vranësirat dhe reshjet drejt zonave juglindore. Mbrëmja sjell përmirësim edhe në këto zona.

Temperaturat e ajrit ulen në vlerat minimale dhe maksimale duke luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 17 °C.

Era do të fryjë mesatare duke arritur shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Verior – Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgë mbi 3 ballë.

Artikulli paraprak3 MILION ITALIANË BESOJNË SE COVID NUK EKZISTON
Artikulli tjetërALIZOTI: AS BASHA, AS BERISHA NUK E SJELLIN PD NË PUSHTET! NUK SHKOJ TE ASNJË KUVEND