Kushtet e qëndrueshme atmosferike do të karakterizojnë motin në të gjithë vendin, për pasojë kthjellimet do të jenë dominante në bregdet dhe zonat e ulëta ndërsa me kthjellime dhe vranësira të shpeshta paraqitet moti në zonat malore.

Sipas Meteoalb, orët vijuese mbeten në ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -6°C deri në 13°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 38 km/h nga drejtimi Lindor – verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

Artikulli paraprak“KAM BISEDUAR PËR KOALICIONIN ME METËN”, PRESIDENTI PËR DEKLARATËN E BERISHËS: S’KAM PASUR ASNJË ROL NË VENDIMMARRJEN E LSI
Artikulli tjetërNAFTA NË SHQIPËRI MË E SHTRENJTA NË EUROPË, SIPAS FUQISË BLERËSE