Dy automjete u përplasen me njëra-tjetrën duke u regjistruar vetëm dëme të konsiderueshme materiale.

Fatmirësisht shoferët kanë shpëtuar për mrekulli.Ngjarja ndodhi mesditen e së shtunes në aksin nacional Shkodër-Hani Hotit në fshatij “Ktosh” të Malësisë së Madhe. Një kamion me targa malazeze HN 113 AA është përplasur me një automjet tip benz ngjyrë gri me targa AA 702 CP që drejtohej nga një shtetas i moshës rreth 27 vjec, ndërsa me të në makinë ndodhej edhe bashkëshortja e tij.Veturës kur është pëplasur me kamionin i është hapur në cast airbegu, i cili ka shpëtuar për mrekulli ciftin e të rinjve pa pësuar lëndime.Në vendin e ngjarjes mbërriti policia e cila nisi punën për hetimin e shkaqeve.Gjithashtu nisi marrjen në pyetje të dy drejtuesve të automjeteve deri në sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes mësohet se vetura ka qënë me shpejtësi tej normave dhe si pasojë e humbjes së kontrollit drejtuesi i veturës është përplasur me kamionin.Devijimi i automjetit ka bërë që ky aksident të përfundonte pa pasoja

Artikulli paraprakTRUMP KRIJON SERISH TENSIONE POR….”TAKOHEMI SI PRESIDENT”
Artikulli tjetërFunny Horoscope – 28.05.2016