Festat e fundvitit janë fare afër, e me siguri ka ende disa prej nesh që nuk kanë vendosur ende se ku do t’i kalojnë.

Megjithatë, një pjesë e madhe kanë vendosur, duke zgjedhur destinacionin, brenda ose jashtë vendit.

Shqiptarët kanë përzgjedhur Korçën si destinacionin kryesor për të festuar. Këtë e konfirmojnë edhe agjencitë e ndryshme turistike, ku prenotimet janë bërë disa muaj më parë dhe tashmë nuk gjenden vende të lira në hotelet e qytetit juglindor apo në zonat përreth si Dardha apo Voskopoja.

Siç tregon Xhimi Lama, kryetar i Tour Operatorëve, edhe resortet e Durrësit janë prenotuar në masë për të kaluar ditët e ndërrimit të viteve.

Sakaq, nga destinacionet jashtë Shqipërisë, “fronin” e më të preferuarit e mban Dubai, dhe pas tij Stambolli. Masat kufizuese kanë ulur frekuentimin e vendeve Europiane.

Por pavarësisht kësaj numri i shqiptarëve që kanë udhëtuar mbetet minimal në krahasim me periudhën para pandemisë.

Artikulli paraprak(VIDEO) THA SE BIG MAMA E SHAU NË SERBISHT, POR VIDEOJA KU VETË ANTONELA SHAN SERBISHT BËHET VIRALE
Artikulli tjetër6 FILMAT FESTIVË QË DUHET TË (RI)SHIHNI KËTË PERIUDHË