Çdo ditë e më tepër, Shkodra turistike prezantohet si një qytet pa hapësira publike.
Në Parrucë dhe përgjatë rrugës Hamz Kazazi situata është e njëjtë. Veshmbathje dhe produkte ushqimore shiten në rrugë.

 

Përgjatë 500 metrave që nga sheshi Rus i Madh e deri në vendqëndrimin e furgonëve të Malësisë së Madhe, qytetarë të shumtë kalojnë përmes pajisjeve elektroshtëpiake, e karrigeve të shumta të lokaleve. Por kjo nuk është zona e vetme.

 

Në sheshin “Prekë Cali” të qytetit të Shkodrës situata është totalisht informale. Nga njëra anë tregjet e improvizuara të fruta-perimeve, ndërsa nga ana tjetër rrobat që shiten në trotuare, e kanë zhvendosur fluksin në rrugë.

 

Zgjerimi i qytetit, ndërtimet e reja, tregjet e improvizuara në çdo rrugë kryesore dhe dytësore janë disa nga arsyet pse qytetarëve u është mohuar lëvizja në trotuare.

 

Artikulli paraprakFLUKS AUTOMJETESH NË MURIQAN
Artikulli tjetërDUKAGJINI KËRKON NDIHMË