Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me një video të postuar në rrjetet sociale të disa prej momenteve të tifozëve gjatë mbrëmjes së djeshme në stadiumin “Air Albania”.

Rama shkruan se është i bindur që skuadra e kombëtares do të bëjë edhe surpriza të tjera të bukura gjatë kompeticionit “Euro 2024”.

“Mirëmëngjes, dhe me shijen e jashtëzakonshme të arritjes historike të Kombëtares, si edhe me bindjen se kjo skuadër e re do të na bëjë surpriza të tjera të bukura, ju uroj një ditë të mbarë”- shkruan Rama.

Mbremjen e djeshme Shqipëria u përball me Ishujt Faroe në ndeshjen e fundit në grupe për kualifikueset Euro 2024. Ndeshja u mbyll me rezultatin 0-0, duke bërë që edhe me një pikë të fituar, kombëtarja shqiptare të kualifikohej e para në grup.

Artikulli paraprakTË ARSIMUARIT NJËSOJ ME ATA ME ARSIM FILLOR NË BE, 55% E SHQIPTARËVE E PERCEPTOJNË VETEN TË VARFËR, TË DYTËT NË EUROPË
Artikulli tjetërBALLA: VETË-PASTRIMI DO TA ÇOJË SHQIPËRINË NË NJË TJETËR NIVEL TË ZBATIMIT TË LIGJIT