Sindikata e Shkodrës për arsimin vlerëson kualifikimin e mësuesve që do të bëhet me 7 maj.

Kryetari i sindikatës Arian Peraj thotë se ky është i vetmi testim real dhe me standarde që bëhet nga Ministria e Arsimit. Kreu i sindikatës për arsimin në Shkodër thotë se nuk kërkon që të paragjykojë por sipas tij s’duhet të ketë ndryshim për mënyrën se si do zhvillohet ky testim për kualifikimin e mësuesve në rang kombëtar. Sipas Perajt ky kualifikim për mësuesit nuk sjell penalizime për ta ndaj edhe vlerësohet nga sindikata e arsimit. Ky testim për kualifikimin e mësuesve me 7 maj do të zgjasë 2 orë e gjysëm ndërsa të gjithë mësuesit kanë të drejtë që të futen deri në 3 herë. Në rast se marrin një vlerësim negative, mësuesit nuk e humbasin vendin e punës por nuk përfitojnë një rritje të pagës. Programet e kualifikimit janë hartuar nga ekspertët e Institutit të Zhvillimit të Arsimit dhe në total janë 22 programe në bazë edhe të profileve të mësuesve.

Artikulli paraprakDRANGU: SKEMA ONLINE E DËMSHPËRBLIMEVE, MASHTRIM I RADHËS
Artikulli tjetër1 MAJI DHE PROTESTA SINDIKALE, NË “TONIGHT”