Trajneri i Kombëtares, Edi Reja ka bërë publike mesditen e sotme listën e futbollistëve të grumbulluar për 2 ndeshjet e vlefshme për kualifikueset ‘Euro 2020’.
Kombëtarja shqiptare do të përballet në 8 dhe 11 qershor me Islandën dhe Moldavinë, ku përbërja e kombëtares nuk është shumë surprizuese. Surpriza e vetme është grumbullimi i 19-vjeçarit Marash Kumbullës, futbollistit shqiptar që luan me Veronën, i cili është tirrur për herë të parë me kombëtaren. Në sy bie rikthimi i Sokol Cikalleshit, pas 8-muajsh jashtë fushës së blertë për shkak të dëmtimit, si dhe të rikthimi i Lenjanit.
Largimi i trajnerit Christian Panucci ka risjellë në kombëtare Emir Lenjanin. Lojtari nga Prishtina mori vendimin drastik si protestë ndaj italinin për injorimin e vazhdueshëm, që sipas tij ka qenë aspak i merituar.