Polonia është një nga kundërshtarët e Shqipërisë në rrugëtimin e saj drejt Euro 2024. Levandovski & Co. dolën nga vazo e parë në Grupin E të shortit ku më pas u rendit edhe Shqipëria, duke sjellë kujtime jo shumë të largëta për përballjet mes dy ekipeve.

Shqipëria është ndeshur 13 herë në historinë e saj me Poloninë në nivel kombëtaresh A dhe bilanci nuk flet për kuqezinjtë. Në këto ndeshje kanë qenë 9 fitore të Polonisë, 3 barazime dhe 1 fitore për kuqezinjtë. Ajo fitore ka ardhur në miqësoren e vitit 1953 në Tiranë, kur Loro Boriçi dhe Refik Resmja i jepnin suksesin 2-0.

Që atëherë ka nisur një seri prej 10 ndeshjesh pa fitore për kuqezinjtë, me dy të fundit që u luajtën në vitin 2021 kur Polakët na mundën 4-1 në Varshave e më pas 1-0 në “Air Albania” gjatë kualifikuesve të Botërori 2022.

Artikulli paraprakKURTI OPTIMIST PËR MARRËVESHJE KOSOVË-SERBI, PAS ‘QASJES SË RE’
Artikulli tjetërBILANCI I COVID-19 NË VEND, ULET NUMRI I INFEKTIMEVE, ASNJË HUMBJE JETE NË 24 ORËT E FUNDIT