Luhatje tensioni, mungesë e energjisë elektrike, amortizimi I shtyllave të tensionit dhe përcjellësve elektrikë. Këto janë disa nga problemet me të cilat përballen qindra banorë të fshatit Kuç në njësinë administrative Gur I Zi. Regjina Çuni, është banorja e cila pak ditë më parë, nga mungesa e një elektriçisti iu desh të ngjitej vetë në shtyllë për të riparur defektin.

Regjina tregon se ajo çfarë kërkon nga institucionet është mundësimi I një elektriçisti për problematikat e fshatit.

Edhe banorë të tjerë të fshatit, përmes Star Plus I drejtohen Bashkisë Shkodër por edhe OSSHE që t’I hedhin sytë edhe në këtë fshat ku problematikat janë të mëdha. Mungesa e një elektriçisti për të mbuluar problemet e banorëve ka bërë që ato disa herë të rrezikojnë jetën e tyre duek marrë përsipër që të riparojnë përcjellësat e amortizuar disa herë gjatë dimrit.

Artikulli paraprakPARLAMENTI GREK VULOS MARRËVESHJEN, NJIHEN PATENTAT SHQIPTARE
Artikulli tjetërBËRDICË,SI PO RREZIKOHEN FËMIJËT DUKE SHKUAR NË SHKOLLË