Shtretërit e lumenjve gjithnjë e më tepër po kthehen në vendepozitime për mbetjet e ndryshme. Kështu shtrati i lumit Kir në në afërsi të fshatit Kuç është kthyer në venddepozitim inertesh e mbetjesh.Këto janë pirgjet në gjithë hapësirën e Kirit të cilat kanë vite që kanë krijuar një imazh aspak të mirë për syrin e njeriut .

Dora e fshehtë e personave të papërgjegjshëm ka bërë që kjo situatë të agravojë deri në këtë gjendje.Por këto mbetje kur grumbullohen përfundojnë të gjitha në lum duke bërë bërë që Kiri të devijojë rrjedhën e tij cka vë në rrezik vetë këto banorë të cilët , nga njëra anë kërkojnë marrjen e masave antipërmbytje e nga ana tjetër janë vetë ata që shkaktojnë këtë skandal mjedisor .

E gjithë kjo vjen si pasojë e mungesës së një vend-grumbullimi të materialeve inerte.Gjendja paraqitet kritike, ndërsa institucionet përgjegjëse janë dorëzuar përballë këtij fenomeni.Banorët e zonave përreth janë të shqetësuar se shumë shpejt fillojnë reshjet dhe për shkak të këtyre inerteve Kiri i rrembyeshëm vershon në brenda në shtepitë e tyre. Ata kanë kërkuar ndihme te instancat shtetërore të cilat nuk i kanë marrë në considerate. Lumi Kir në Shkodër është nga më të rrembyeshmit.

Por devijimi i rrjedhes së tij për shkak të ndotjes së shtratit pasohet me dëme të mëdha. Megjithatë nga koha kur ai nisi të trajtohej si mundësi për shkelësit askush nuk ka ndërhyrë, kurse vendasit rrezikohen në çdo kohë. Në jo pak raste ka patur edhe premtime se të gjithë ata që do të guxojnë të hedhin inerte në shtratin e Kirit do të përballen me forcën e ligjit, megjithatë, siç mund t’a shohim edhe përmes pamjeve tona, kjo gjë vijon të jetë prezente .

 

 

Artikulli paraprakSHKODËR, ADEMI-KQZ-së: DOLËN MË SHUMË VOTA SE VOTUES
Artikulli tjetërRRUGA QË LIDHET ME 4 ZONA TURISTIKE E DEGRADUAR!