Reforma e re territoriale ka shtuar ndjeshëm kërkesat e qytetarëve për shërbimet publike. Përgjegjësi i këtyre shërbimeve në bashkinë Shkodër Fatbardh Kuçi e pohon një fakt të tillë.Bashkia Shkodër shprehet Kuçi duhet që në mënyrë shumë të shpejtë të ketë gati projektet që mund të sjellin zhvillimin e ish-komunave që tashmë janë pjesë e kësaj bashkie.
Kuçi shprehet se kërkesat kryesore të qytetarëve të cilat janë shtuar ndjeshëm kanë të bëjnë për përmirësimin e mirëqënies të jetës së tyre.Bashkisë Shkodër i janë bashkuar 10-ish komuna duke shtuar këtu edhe më tepër problematikat që kryesisht kanë të bëjnë me çështjet sociale dhe ekonomike.