Bashkia e Shkodrës i ka dhënë një prioritet pastrimit të qytetit, ndërsa inspektorët shumë shpejt do të nisin evidentimin e pikave të zeza.
Kështu ka deklaruar në një intervistë për Star Plus, Përgjegjësi i Shërbimeve Publike në Bashkinë e Shkodrës Fatbardh Kuçi Kuçi thotë se shumë shpejt bashkia do të hartojë rregulloren e re e cila parashikon penalizime për personat që hedhin mbetjet vend e pa vend si edhe gjoba per cdo shkelje tjetër administrative. Bashkia e Shkodres prej dy vitesh ka nisur një fushatë sensibilizuese me shkollat 9-vjecare dhe të mesme të qytetit, për mbajtjen pastër të ambjentit. Megjithatë deri tani situata vijon të jetë e zymtë në Shkoder, pasi grumbuj me mbeturina i gjen jo vetëm në rrugët kryesore, por edhe përpara institucioneve të rëndësishme, kjo për shkak edhe të mos sensibilizimit qytetar.