Ish-kryetarja e Kuvendit dhe n/kryetare e PD, Jozefina Topalli ka reaguar pas debatit që është hapur në muajin e fundit për rishikimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë. Topalli sulmon Ramën, që sipas saj po hesht për kufijtë shqiptarë.
Ish-deputetja e PD, thotë se Rama nuk mbështeti deklaratën e Haradinajt sot në Samit se ‘kufijtë e Kosovës’ nuk preken, por atë të Hahn-it që u shmang. Topalli mbyll reagimin me një ‘thumb’ edhe ndaj kryetarit të PD, Lulzim Basha. ‘Sa për heshtjen epike të kryetarit të opozitës në Shqipëri për çështjen e kufijve, mos ia vini re…ai nuk ekziston’.
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç është angazhuar për ndarje ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë, duke u bërë jehonë kërkesave të Serbisë për ndarjen tokësore të Kosovës në kuadër të procesit për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dy vendeve.
Kosova e ka hedhur poshtë idenë e ndarjes tokësore të saj, ndërsa është përfshirë ne debatet e nxitura nga ideja e presidentit të saj Hashim Thaçi për ‘korrigjimin e kufirit” që sipas tij, nënkupton bashkimin e luginës së Preshevës, një rajon me shumicë shqiptare në jug të Serbisë, me Kosovën.
STATUSI I PLOTE I JOZEFINA TOPALLIT
Per ceshtjen e kufijve-Kryeministri lau duart si Pilati , Kryetari i opozites nuk ekziston .
Prej disa javesh Presidenti Thaci dhe Vucic flasin per ndryshime kufijsh.
Kunder kesaj ka dalur hapur Gjetmania e Britania duke terhequr vemendjen per rrezikun e madh qe mund te shkaktoje prekja e kufijve.
Brukseli perserit vazhdimisht qe “ne duam garanci qe te mos cenohet stabiliteti i Rajonit”.Nderkohe me eren e Trumpit ,US ka nje qendrim me pragmatist, por duke bere kujdes e duke kerkuar qe gjeja te mos pershkallezohet ne lufte ne rajon.
Nderkohe me ndonje perjashtim te rradhe politikanet shqiptare kane folur me vonese ose vazhdojne te heshtin thua se behet fjale per kufijte e Afrikes dhe jo te kombit tone; thua se nuk kemi humbur boll nga territoret tona; dhe thua se kufijte u ndryshokan me lehtesine me te cilen njeriu ndrron trotuar; thua se korigjimi do i sillte Kosoves toke serbe, kur ne fakt flitet me ba pazar vetem me toke shqiptare. Serbia ne çdo rast luan vetem me qarin.
As sot ne takimin informal te kryeministrave( te munguar) te rajonit nuk u fol per ate qe po ndodh, me perjashtim te Hajredinajt. Thua se kufijte jane çeshtje e dores se fundit .. ku e ku me pak e rendesishme se roaming ne rajon qe nuk i hyn kujt fort ne pune..
Kosova i ka kufijte e saj tha natyrshem Kryeministri I Kosoves edhe ne konferece shtypi.
Kryeministri shqiptar nuk tha se ishte dakord me Hajredinajn.
Ne pergjigje te pyetjes per ndryshime kufijsh tha e mendonte si Hani, i cili praktikisht beri kujdes te mos te angazhohej ne deklarata.
Sot Rama ngjasonte si Pilati.
Lau duart. Nuk kishte gje me thene.. per kufijte shqiptare…nderkohe qe tha se nuk mund te ishte indiferent ndaj emigranteve qe vijne nga Afrika.
Duke u kthyer tek Thaçi.
Integriteti territorial i nje vendi nuk eshte e nuk mund te jete ne dore te nje njeriu .Ai eshte i percaktuar ne dokumentat themeltar te vendit , ne Kushtetuten e Kosoves, ne dokumentat nderkombetare. Ceshtja e kufijve nuk eshte ceshtje as e dy personave dhe as e dy vendeve. Prandaj asnjeri as ka te drejte as ka mandatat me hedh ne pazar tokat shqiptare.
Sa per heshtjen epike te kryetarit te opozites ne Shqiperi per çeshtjen e kufijve,mos ia vini re…ai nuk ekziston.