Mes Shqipërisë dhe Greqisë ende nuk ka një marrëveshje finale për çështjet që janë pezull në tryezën e negociatave mes dy vendeve.
Bisedimet kanë nisur prej tre vitesh, por lëvizjet e ministrave të jashtëm duket se kanë frenuar firmën mbi marrëveshjet për dosjet e vjetra, mes tyre edhe kufirin detar. Megjithatë, pala greke vijon që të deklarojnë se Athina do të zgjerohet me 12 milje në detin Jon.
Ministri i Jashtëm Georgios Katrougalos është shprehur se është e drejtë e patjetërsueshme e Greqisë për të zgjeruar ujërat territoriale me 12 milje me Italinë dhe Shqipërinë.
“Ne kemi vendosur të zgjerojmë ujërat tona territoriale në detin Jon, si pjesë e përkufizimit të EEZ (Zona ekonomike ekskluzive) tonë me Italinë dhe Shqipërinë.
Dhe në rajonet e tjera, ne besojmë se është e patjetërsueshme e drejta jonë sovrane për të zgjeruar ujërat tona territoriale, por kemi filluar nga perëndimi i vendit, sepse ka pasur një arsye praktike dhe urgjente” deklaroi ai.