Kufiri italo-slloven – Arrestohen shqiptarët me 150 mijë euro drogë në makinë
Policia financiare italiane e qytetit të Triestes ka arrestuar sot në kufirin italo-slloven dy shtetas shqiptarë të moshës 25 e 22 vjeç. Në automjetin e tyre me targa shqiptare janë gjetur 12 kg marijuanë me vlerë 150 mijë euro. Droga ishte e fshehur në serbatorin e benzinës mbi të cilin ishte hedhur pluhur kafeje për të eleminuar erën e fortë të marijuanës. Automjeti me targa shqiptare është ndaluar në pikën e kontrollit kufitar të Pesek mes Italisë e Sllovenisë. Identifikimi i lëndës narkotike të fshehur në automjet, është bërë falë repartit antiterrorizëm të financës së Triestes dhe ndihmës së qenit antidrogë me emrin Acab.