FËMIJA ËSHTË NGA FSHATI BEGUNC E KOMUNËS SË VITISË, NGJRJA DY OSE TRE DITË MË PARË. Një foshnje kosovare vetëm 18 muajshe raportohet se ka humbur jetën në kufirin Serbi-Hungari teksa ai së bashku me familjen e tij po përpiqeshin që të kalonin ilegalisht kufirin për të shkuar në Evropë.

Fëmija është nga fshati Begunc e komunës së Vitisë dhe besohet se ngjarja ka ndodhur dy ose tri ditë më pare. Këtë e ka konfirmuar për mediat atje nga kryetari i fshatit Begunc, Azem Baliu i cili tha se famlijarët e viktimës të cilët gjenden në Hungari tashmë në bashkëpunim me Ambasadën e Kosovës në Budapest dhe zyrtarë të Ministrisë së Jashtme të Kosovës, po bëjnë përpjekje që trupin e pajetë të fëmijës ta kthejnë sa më shpejt në Kosovë për ceremoninë mortore. Ndërkohë sot ka nisur riatdhesimi i kosovarëve nga vendet e Bashkimit Europian. Ministria e Punëve të Brendshme në Qeverinë e Kosovës ka konfirmuar se sot “do të kthehen 80 qytetarë të Republikës së Kosovës.

Artikulli paraprak“REBELOHET” DEPUTETI I PARTISË SOCIALISTE TOM DOSHI
Artikulli tjetërKOSOVË, QEVERIA NUK MUND TË NDIHMOJË TË GJITHË EMIGRANTËT