NË UNAZËN LINDORE TË QYTETIT HIDHET SHTRESA E DYTË E ASFALTIT. Ndërhyrjet e përmirësimet në infrastrukturë në qytetin e Shkodrës vijojnë. Këtë të hënë Bashkia e Shkodrës ka filluar punimet për vendosjen e kufizuesve të shpejtësisë para shkollës 9-vjeçare “Martin Camaj”.

Ky projekt i Bashkisë së Shkodrës filloi pak ditë para fillimit të vitit të ri shkollor, duke vendosur kufizues të shpejtësisë përpara shkollave të ndryshme të qytetit, për të siguruar femijët e shkollave, duke ulur shpejtësinë e lëvizjes së automjeteve përpara ambjenteve të shkollave. Pas shkollës Austriake, “Jordan Misja”, “Pashko Vasa”, “Ali Lacej”, “Kolë Idromeno”, tashmë edhe shkolla “Martin Camaj” dhe “DAR”, e cila është e lokalizuar pranë shkollës “Martin Camaj”, do të kenë një kufizues të shpejtësisë së lëvizjes së automjeteve. Ndërkohë, edhe në unazën lindore të qytetit të Shkodrës po punohet për vendosjen e shtresës së fundit të asfaltit. Në një pjesë të unazës, prej rreth 500 m, prej dy ditësh po punohet, ndërkohë mendohet se vendosja e shtresave asfaltike do vazhdojë ditët e ardhshme edhe në pjesë të tjera të unazës lindore të qytetit të Shkodrës.

 

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/_S_Ls3UyM04?list=UU0aBDfsVqdL53NOE5eMXAUw” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakFILLON RIVËNIA NË SKENË E DRAMËS “GJAKU I ARBRIT”
Artikulli tjetërNIS “JAVA E DYERVE TË HAPURA” NË POLICI