JO VETËM NË SHKOLLA POR EDHE NË RRUGË TË TJERA PROBLEMATIKE. Nderhyrjet e permiresimet ne infrastrukture ne qytetin e Shkodres vazhdojne.Projekti per vendosjen e kufizuesve te shpejtesise tashme ka dale jashte kuadrit te shkollave pasi keto kufizues po vendosen edhe ne zona te tjera te qytetit, zona problematike sa i takon trafikut, kalimit te kembesoreve dhe shpejtesise se madhe te automjeteve po njekohesisht zona te populluara.
E tille eshte edhe rruga qe lidh sheshin “Demokracia” me sheshin “Rus”, e cila ishte nje pengese dhe veshtiresi e madhe kalimi per kembesoret duke qene se pergjate gjithe gjatesise se ketij segmenti rrugor nuk kishte hapesira te percaktuara per kalimin e kembesoreve dhe ishte shume e veshtire te kaloje ne kahun tjeter te rruges. Star ka pasur disa here ne qender te vemendjes kete problematike apo mungese ne infrastrukture ne kete rruge. Kjo rruge eshte nje rruge kryesore qe lidh qytetin me te madh verior me Malesine e Madhe e per rrjedhoje perveq popullimit te zones ka edhe fluks automjetesh e kalimtaresh. Tashme edhe kjo rruge do pajiset nga Bashkia e Shkodres me disa kufizues shpejtesie per te shmangur keshtu incidente apo aksidente te mundshme te cilat deri me tani ne kete rruge kane qene te shumta madje edhe me pasoje vdekjen.