Kufoma e gjetur në Bisht Pallë dyshohet se i përket një italiani

Trupi i pajetë i gjetur dy ditë më parë rreth 5-7 pranë Plazhit të Gjeneralit, në Bisht Pallë, dyshohet të jetë i një italiani. Hetuesit dyshojnë se ai është një nga personat e zhdukur nga gomonia, e cila u gjet e mbytur me 11 mars të këtij viti, nga policia e Vlorës në Sazan. Ky dyshim i policisë është shtuar, pasi atij me vete i është gjetur një telefon celular, që mbante një numër italian. Ai mbante veshur edhe një jelek shpëtimi, që nuk arriti ta shpëtonte. Për këtë shkak hetuesit e Policisë dhe të Prokurorisë së Kavajës, kanë kontaktuar me homologët e tyre italianë, për të identifikuar të mbyturin.

Artikulli paraprakTONIGHT – 28.03.2017
Artikulli tjetërBËRI AKSIDENT NË KODËR KAMËZ KAPET ME HASHASH E ALKOOL