A keni menduar se smartfoni juaj i preferuar mund të dëmtojë lëkurën tuaj?
Sipas një studimi të kryer në vitin 2017, celularët kanë 10 herë më shumë baktere se një ulëse tualeti. Epidemiologët theksojnë se për shkak se ne i mbajmë celularët kudo, edhe në situata ku mund të mos i lajmë duart, ato janë të mbushura me baktere. Kështu, sipërfaqet e tyre mund të mbajnë viruse të ndryshme. Studiuesit vërejnë se ne i prekim telefonat tanë rreth 2000 herë në ditë. Mund ta prekim celularin në fytyrë për të folur, ose ta prekim fytyrën me duart që e mbajnë. Ky hulumtim na tregon se celularët kanë rreth 11,000 mikroorganizma, duke përfshirë të paktën 5,000 baktere, 220 viruse dhe organizma të tjerë të lidhur.
Përveç kësaj, ato mund të strehojnë organizma alergjikë. Këto janë të lidhura me astmën dhe alergjitë e tjera. Megjithatë, të gjithë këta organizma mund të krijojnë një problem për lëkurën tonë. E gjithë kjo papastërti, kur bëhet fjalë për fytyrën tonë, mund të krijojë nga alergjitë, siç thamë, edhe puçrra.
Pra, pajisjet tona të preferuara nuk janë aq të pafajshme sa duken. Shkencëtarët thonë se duhet të jemi të kujdesshëm dhe të pastrojmë sa më shpesh celularët. Nëse jeni jashtë, mund të përdorni peceta antiseptike dhe sigurisht, mos harroni të lani duart dhe mos prekni fytyrën.