Tre ditë më parë një xham u shkëput dhe ra nga godina që ndodhet në hyrje të pedonales “Kolë Idromeno”. Xhami u shkëput nga lartësia në hyrje të rrugicës që të çon tek Kisha Françeskane duke rënë në tokë.
Në atë moment shumë afër ndodhej një person i cili ishte duke kaluar aty dhe është rrezikuar seriozisht pasi xhami ka rënë shumë afër tij.Ndërsa këto pamje i përkasin një nate më parë tek Truma e “Dugajve të Reja”.
Shembja e një pjese të kësaj godine përpak sa nuk zuri 4 vajza të cilat po kalonin aty pranë. Kjo ngjarje ka alarmuar edhe qytetarët e tjerë të cilët po kalonin në atë zonë. Shkak mesa duket janë bërë reshjet e shiut duke qënë se ndërtesa është e amortizuar dhe abandonuar nga pronarët.
Një prej dëshmitarëve që ka parë ngjarjen është Luigj Curri pronar i një lokali përballë me godinën që u shemb. Ai rrëfen për Star Plus atë cfarë ka parë më sy në atë moment
Curri tregon se zona është rrethuar me një shirit për të shmangur rrezikun për kalimtarët teksa vlerëson gjestin e një punonjësi të policisë së qarkullimit rrugor që vendosi shiritin përreth objektit në mënyrë që kalimtarët të mos kenë mundësi të kalojnë aty
Ndërkohë Curri i bën thirrje institucioneve përgjegjëse të marrin masa
Nuk është hera e parë që nga ky objekt shkëputen pjesë të ndryshme dhe askush nuk regaon . Në fakt vlen të theksohet se së fundmi xhamat e objekteve dhe amortizimi i ndërtesave në shkodër është kthyer në një kërcënim tepër serioz për qytetarët