Trajnime per infermier dhe fizioterapeud ne Spitalin Rajonal te Shkodres.

Ne diten e pare te trajnimit ka qene ne fokus kujdesi paliativ. Lektori i ketij trajnimi Nimet Bushati foli rreth perfitimeve ne njohurite shtese qe do marre stafi i trajnuar, fale ketij program te miratuar nga ministria e shendetesise ne bashkepunim me Qendren kombetare e Edukimit ne vazhdim. Trajnimi u organziuar ne ambjentet e telemedicines, ndersa stafi mjekesor u njoh me afer me metodiken e punes ndersa ku program i akreituar funksionon ne baze te pikeve te kreditit.

Kujdesi paliativ eshte nje nder profilet me vulnerable te kujdesit shendetesor, kjo pasi ka ne fokus te punes se perditshme njerez te cilet jane ne ditet e fundit te jetes dhe vuajne nga semundje te pasherueshme. Disa pacientëve u duket sikur regjistrimi në programin e kujdesit paliativ nënkupton se po heqin dorë nga jeta.

Familjarët mund të mendojnë se po të zgjedhin këtë shërbim për njeriun e tyre të dashur, është si të presin fundin e tij pa pikë dhembshurie. Sidoqoftë, të zgjedhësh kujdesin paliativ s’do të thotë se po ngre duart lart para së pashmangshmes. Përkundrazi, falë këtij shërbimi, pacienti mund të bëjë një jetë domethënëse e me dinjitet, i rrethuar nga njerëzit e dashur sa më gjatë të jetë e mundur, ndërkohë që mbahen nën kontroll dhembjet.

Artikulli paraprakBERISHA: NË SHKODËR BËJNË LIGJIN KILLER E TRAFIKANTË
Artikulli tjetërPOLICIA E SHTETIT: GJOBA DHE PËRJASHTIM NGA STADIUMI PËR TIFOZËT PROBLEMATIKË