Projekti “Shëndet për të gjithë” që konsiston në kujdesin shëndetësor në banesë për të gjithë të moshuarit po rezulton I suksesshëm. Mjeku I qendrës shëndetësor Mes, Sokol Zhabjaku teksa vlerëson punën e infermiereve që kujdesen për pacientët e sëmurë tregon se vizitat zhvillohen rregullisht 3 herë në javë.

Kryerja e kontrolleve ka parandaluar edhe shfaqjen e disa sëmundjeve.

Qendra shëndetësore Mes e ka ofruar shërbimin e kujdesit shëndetësor në banesë edhe kur projekti “Shëndet për të gjithë” nuk kishte nisur të zbatohej ende, pasi në këtë zonë ka shumë të moshuar të cilët përveçse janë të sëmurë kronikë, jetojnë vetëm duke qenë se familjarët e tyre kanë zgjedhur të jetojnë në emigrim.

Artikulli paraprakPROKURORËT E SPAK VENDOSIN UNANIMISHT: NUK DO TË MARRIM PJESË TE KOMISIONI “XHAFAJ”! I KEMI PËRMBUSHUR DETYRIMET LIGJORE
Artikulli tjetër150 NXËNËS TË RINJ NË SHKOLLËN “ARBEN BROCI”