Eurodeputeti i djathtë, Eduard Kukan ka shprehur mbështetjen e tij për deklaratën e Johannes Hahn, nëpërmjet një statusi në TWitter.
“Mbështetje të plotë për Johannes Hahn dhe deklaratën e tij për qytetarët shqiptarë”, ka shkruar Kukan në statusin e vet, të publikuar para pak minutash. Më herët Komisioneri Johannes Hahn i drejtoi një letër publike qytetarëve shqiptarë, ku u tregua i drejtëpërdrejtë dhe dënoi thirrjet për pengim të procesit zgjedhor, më 18 qershor.
“Më lejoni që të tregohem i qartë; dënojmë fuqimisht çdo thirrje për “aksione” që do të minojnë të drejtën e qytetarëve për të votuar dhe të drejta të tjera themelore. Këto “aksione” nuk mund të justifikohen dhe nuk janë në përputhje me standardet e Bashkimit Europian”, thotë Hahn.